Janë një dyshe mjaft e fuqishme dhe ajo çfarë  ende vazhdon t’i karakterizojë si ndër artistët më të kërkuar është fakti i të qënurit mjaft origjinal. Po flasim pikërisht për Lyrical Son dhe MC Kresha, një dyshe e pandashme dhe që prodhojnë vetëm muzikë që publiku e do aq shumë.

Dy reperët sapo kanë prezantuar projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar, “Ajo po don”, e cila duket se po ecën në hapat e “Pasite” një tjetër hit muzikor dhe rezultati është i jashtëzakonshëm.

Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë është futur menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 8-të, një pozicion ky mjaft i mirë për një hyrje të re.

Ne nuk kemi fansa por specialista“, kështu është shprehur Lyrical në një intervistë të dhënë së fundmi për “Wake Up” në Top Channel dhe këtë e kanë vërtetuar më së miri fansat e dyshes, sugjerimet e të cilëve e kanë renditur këtë këngë në 10-shen më të bukur të “The Top List”.

Në intervistën e tij, Lyrical Son është shprehur gjithashtu se publikimi i kësaj kënge është vetëm fillimi i atyre çfarë priten të vijnë më pas.

Momentalisht Lyrical Son gjendet me 4 këngë në klasifikim ndërsa Mc Kresha me tre këngë në total.