Duket se përdorimi i tepërt i mesazheve të shkëmbyera përmes telefonave apo rrjeteve të ndryshme sociale ka sjellë edhe përdorimin e shumtë të formave të shkurtuara të fjalëve ose fjalive.
Shumë përdorues preferojnë të mos përdorin formën e gjatë të një fjale apo fjalie, për shkak të kohës apo limitit të fjalëve që duhet të përdorin.
Duket se kjo “sëmundje” tashmë ka infektuar edhe shtetin. Së fundmi kryeministri Rama ka nisur fushatën “Kap Çfarë të Kapësh” e njohur ndryshe si “KÇK”. Në kuadër të kësaj fushate, duket se edhe artisti Lindon Berisha i është bashkuar, të paktën në kontekstin e shkurtimit të fjalëve.
“FLM KLM” mban titullin prurja më e re e artistit, i cili ka përdorur formën e shkurtuar të “Faleminderit Kalofsh Mirë”. Artisti ka menduar t’i përshtatet më së miri audiencës që ndjek atë, duke përdorur formën e shkurtuar si gjithë të rinjtë në komunikimin e tyre të përditshëm në të shkruar
Një këngë dedikuar ish-partnerit, ku përmes tekstit Lindon e falenderon për kohën e kaluar se bashku.
Theksojmë që Lindon është një ndër tekstshkruesit më të mirë të momentit, duke mbajtur vulën e shumë teksteve të këngëve të famshme.