Një javë plot surpriza kjo në “The Top List”. Shumë hyrje të reja dhe shumë ndryshime sa i përket renditjes në klasifikim.

Yll Limani zbret nga ‘froni’ pas plot 7 javësh në vend të parë të listës. Artisti ka qëndruar për 5 javë radhazi në krye me projektin “Me ta ni”, si dhe para kësaj, dy javë me këngën “Era”.

Tashmë këtë pozicion, ia rrëmbejnë Lore dhe MC Kresha. Bashkëpunimi i tyre “Ni Ni” ka hyrë këtë javë në listë dhe është renditur menjëherë në krye.

Renditja në Top 5 vijon me hyrje të reja të javës, në vend të dytë Rilind Alimani me “Edhe malet”, në vend të tretë Alban Nimani me “Nuk asht’ lodër dashunija” dhe në vend të katërt Krusita me “Lamtumir me vaj”. Top 5 mbyllet nga Yll Limani me “Me ta ni”, projekt që prej 5 javësh kryesonte klasifikimin.