Për dy javë rresht ishte projekti më i ri i Dafina Zeqirit “Told Ya”, ai që mbante kreun e “The Top List” por këtë javë, falë votave të publikut, “Karma” ka mundur të mposhtë këngëtaren.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Flori Mumajesit, Brunos, Klajdit dhe Dj Vicky, ka 13 javë që është bërë pjesë e listës zyrtare të Top Awards por gjatë kësaj jave, “Karma” kryeson klasifikimin, duke u ngjitur me 12 pozicione krahasuar me javën e kaluar.

E sjellë në gjuhën spanjolle, kjo këngë është shndërruar në një nga këngët që nuk i mungon klubeve të natës por përveç kësaj, fama e saj ka mbërritur edhe në Amerikë.

Kohë më parë, Flori ka treguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, një gradaçelë gjigante, në të cilën shfaqej fotografia e katërshes dhe bashkangjitur saj shkruhej: “Flori Mumajesi lançon hitin spanjoll “Karma”.

Kjo javë ka ardhur me një lumë ndryshimesh sa i përket renditjes së projekteve muzikore. Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Inat” e Estto ndërsa kënga që ka humbur më shumë poizicione është bashkëpunimi i Adrian dhe Toquel, “Poppa Bottle” me 33 pozicione.

Sa i përket prurjeve të reja, 4 të tilla i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards”, duke lënë jashtë disa prej këngëve që për një kohë të gjatë qëndronin në klasifikim.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 97:

  1. Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky – Karma
  2. Dafina – Told Ya
  3. Dj Olti ft. Alban Skenderaj & Lyrical Son – ’93
  4. Dren Gashi – E nxone hapin
  5. Ardian Bujupi x Capital T –Andiamo
  6. Butrint Imeri – Bella
  7. Era Istrefi ft. French Montana – No I Love Yous
  8. Essto – Inat (+42) (2)
  9. Butrint Imeri – Vec per mu
  10. Butrint Imeri – Mona Lisa
  11. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  12. Mixey ft. Capital T – Hatixhe
  13. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  14. Ledri Vula – U harrum
  15. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  16. Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
  17. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  18. Elvana Gjata – Forever is over
  19. Capital T – Pse po ma lun lojen
  20. Kida – Anderr
  21. Alban Skenderaj – Dikur
  22. Capital T ft. Lyrical Son &Vig Poppa – Pa Cenzure
  23. Granit Derguti & Mixey ft. Xhensila – Lova
  24. Majk – Stila
  25. Stresi ft. Anxhelo Koci – Me fal 2
  26. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  27. Irkenc Hyka ft. Xhensila Myrtezaj – Si te jem mire
  28. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  29. Elvan aGjata ft. Capital T & 2PO2 – Lejla
  30. Dhurata Dora – Bubble
  31. Samanta – Zemren maje
  32. Majk – Kcen
  33. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenje
  34. Buta x Ledri – Mbi re
  35. Ronela Hajati ft. Lyrical Son – Sonte
  36. Luana Vjollca – Benzina
  37. Onat ft. Majk – Le t’xhelozojn
  38. Adrian x Toquel – Poppa Bottle
  39. Cozman – Ni Nat
  40. Kelly – One night stand
  41. BabaStars – High 4 Real
  42. Lyrical Son & MC Kresha – Hey Girl
  43. Alban Ramosaj – Bitchi Mesnates
  44. Dj Dags & PM ft. Yll Limani – Besom
  45. Elhaida Dani ft. Dj Olti – Me mbaj
  46. Jon Tarifa – Stop for a minute
  47. Ledri Vula – TTZ
  48. Lauresha – Nalu Pak
  49. Capital T – Gucci
  50. ENGI – La-la-la