Plot surpriza kjo javë e re në “The Top List”. Pas disa javësh ‘luftë’ mes Yll Limanit dhe Luiz Ejllit, kreu tani nuk i përket asnjërit prej tyre… Të paktën për këtë javë.

Mc Kresha dhe Lyrical Son janë pozicionuar këtë javë në vend të parë të listës me këngën “Shake it (Kanga e Drake). Kjo këngë është gjithashtu pjesë e albumit të tyre të ri të publikuar vetëm pak ditë më parë.

Vendi i dytë shkon për një hyrje të re, Bardhi me projektin e tij të ri “Tradhtare”. Vendi i tretë, me dy pozicione më poshtë nga java e kaluar, i përket Luiz Ejllit me “Ninulla e vetmisë”.

Në vend të katërt renditet “E keni dit” nga Romei Veshaj dhe Ledri Vula, me plot 37 pozicione më lart nga java e kaluar. Top 5 e mbyll sërish Luiz Ejlli me “Amanet”, me 8 pozicione të shtuara.