Muzikë e bukur vijon të prodhohet dhe publiku i “Top Awards” ende voton të preferuarit e tyre, ku nga java në javë vihen re ndryshime. Gjatë kësaj jave “Top 5” ka hasur ndryshime të mëdha krahasuar me një javë më parë.

Vendi parë vazhdon të mbetet i njëjtë si edhe javën e kaluar dhe është pikërisht Bardhi me këngën e tij “Betohemi”.

Vendi i dytë është një surprizë e vërtetë pasi Diona Fona është ngjitur me 18 pozicione krahasuar me javën e kaluar me këngën e saj më të re “Xhani”.

Morena dhe Stresi vazhdojnë të jenë në zonën e nxehtë të listës me “Bad Girl“, e cila për këtë javë pozicionohet në vendin e tretë.

Butrint Imeri dhe Nora Istrefi kanë zënë vendin e 4-t për këtë javë me “Dy Zemra”, duke humbur dy pozicione nga java e kaluar.

Sa i përket vendit të 5-të, kemi një hyrje të re këtë javë dhe është Dafina Zeqiri me këngën e saj më të re “Zili Zili”.

Se si do jenë ndryshimet në javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u zbuluar ditën e Shtunë në Top Albania Radio dhe në faqen zyrtare të Top Awards.