Gresa vjen me projektin e saj më të ri, “Trenerkat”, një këngë që ka nisur të bëjë zhurmë në rrjetet sociale dhe të tërheqë interesin e publikut. Jo vetëm kaq, madje Gresa ka rrëmbyer menjëherë vendin e parë në “The Top List” me këtë projekt.

Me një titull që të ngjall menjëherë kuriozitet dhe një vibe fresh e moderne, “Trenerkat” po kthehet në një nga ato këngë që të mbetet në mendje që në dëgjimin e parë. Ajo që e bën këtë publikim edhe më interesant është energjia që përcjell Gresa, duke sjellë një frymë ndryshe dhe duke synuar të krijojë një identitet të veçantë muzikor.

A është “Trenerkat” hiti i radhës që do të dominojë playlist-at dhe rrjetet sociale? Gjithçka duket se po shkon në atë drejtim!