Skena muzikore shqiptare po merr një tjetër dozë energjie, attitude dhe vibe-i! Shaolin Gang, Blunt dhe Real 1, vijnë fuqishëm në “The Top List”, këtë herë me dy këngë që sjellin dy dimensione të ndryshme të stilit të tyre, “Shawty” dhe “Rockstar Game”.

Me një frymë fresh, flow karakteristik dhe një identitet që nuk kalon pa u vënë re, Shaolin Gang po sjellin në listën muzikore një kombinim mes atmosferës urbane, ritmeve moderne dhe asaj energjie gangsta që i karakterizon.

“Shawty” vjen me një vibe më catchy, ndërsa “Rockstar Game” tingëllon si një deklaratë attitude-je, ku loja bëhet me rregullat e veta. Dy tituj, dy atmosfera, por një dyshe që tërheq vëmendjen!

Prania e tyre me dy këngë në “The Top List” është një tjetër sukses dhe arritje në klasifikimin e kësaj jave. Sepse kur Shaolin Gang hyjnë në lojë, nuk vijnë thjesht për të qenë pjesë e listës… vijnë për të lënë gjurmë!