Ai ka vetëm pak ditë që ka publikuar një nga projektet e tij më interesante muzikore të titulluar “N’deti”, një këngë që menjëherë është bëra qendra e vëmendjes për shkak të tekstit të saj, e cila zbulon realitetin e pushuesve kosovar në bregdetin shqiptar.
Lidhur me këtë projekt muzikor, Gold AG ka zbuluar disa detaje më tepër për Top Awards si dhe ka treguar disa prej eksperiencave që ka kaluar gjatë kohës që ka pushuar në Shqipëri.
I pyetur se si lindi ideja për këtë këngë, Gold AG është përgjigjur: “Çdo herë që më ndodhnin rastet e tilla të moskuptimit me njëri-tjetrin, më vinte për të qeshur dhe e imitoja edhe vetë fjalën të cilën nuk e kuptonim me personat që rrija në Shqipëri. Them se është e lezetshme pozita kur nuk kuptohemi me gjuhën e njëjtë por me dialekte të ndryshme”.
Top Awards: -Cila ka qënë situata më e çuditshme që ke kaluar gjatë pushimeve të tua në Shqipëri?
Gold AG -Ka situata të ndryshme që kënaqem kur me ndodhin, por diku në vitin 2007 ishin fillimet e ardhjeve më të shpeshta, dhe tërë Tiranën ecëm duke kërkuar pomfrit dhe nuk gjetëm për shkak se ajo quhej patate e skuqur.
Top Awards: -Na thuaj disa fjalë që shqiptarët e Shqipërisë nuk t’i kuptojnë kur jua thua.
Gold AG: -Ka shumë (hahaha) por më të shpeshtat janë: klima, pomfriti, zalli (rëra), adapteri, shtekeri etj etj.
Top Awards: -Mes Durrësit, Velipojës dhe Vlorës, kë zgjedh?
Gold AG: -Të gjitha i dua dhe kënaqem kudo.
Top Awards- Si ndiheni që edhe pse është java e parë e publikimit të “N’deti” keni mundur të jeni pjesë e klasifikimit të “The Top List, Top Awards?
Gold AG: -Ndihem mirë që pëlqehet dhe është kuptuar taman si kam dashur unë. Vendi që dua më shumë në botë e ka emrin SHQIPERI.