Dy artistët e njohur, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri, janë bërë bashkë edhe një herë tjetër për një duet të ri muzikor. Projekti i tyre më i ri mban titullin ”Kaje” dhe ka hyrë javën e kaluar në klasifikimin e ”The Top List”.

Ky është bashkëpunimi i tyre i dytë. Dafina dhe Ylli në vitin 2020 sollën këngën “Mos shko”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

Por cilin nga këto dy projekte ka pëlqyer më shumë audienca? Pikërisht për të zbuluar këtë, para pak ditësh ne ngritëm një sondazh në Top Albania Radio.

Duket se ”Kaje” është preferuar më shumë, teksa ka marrë 68% të votave, ndërsa ”Mos shko” ka marrë 32%. Dy artistë kaq të dashur për të gjithë, sigurisht që do të na pëlqente që t’i shihnim sërish bashkë në projekte të tjera.