Dafina Zeqiri ka qenë kryefjalë e mediave kohët e fundit, jo vetëm për shkak të jetës së saj profesionale, por edhe për atë personale. Artistja ka qenë mjaft aktive gjithashtu, me projekte të reja dhe me bashkëbisedime të shpeshta me fansat e saj në ‘broadcat channel’.

Së fundmi Dafina ka postuar disa foto në Instagramin e saj dhe ndër to janë edhe foto me këngëtarin Yll Limani. Pas dy bashkëpunimeve muzikore mes tyre, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme, ndjekësit mendojnë se me këtë postim dy artistët sapo paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të tretë.

Pak ditë më parë Dafina ka zbuluar një pjesë nga kënga e saj, e cila është bërë trend në Tik Tok e së fundi ka zbuluar edhe një ‘look’ nga videoklipi i saj. Gjithmonë Dafina ka eksperimentuar me flokët e saj në klipet e këngëve e po ashtu edhe këtë herë, ku duket me flokë të kuqe siç nuk e kemi parë kurrë më parë.