“Mono”, një projekt që solli bashkë tre artistë të njohur dhe mjaft të talentuar, Alban Kondin, Bojken Lako dhe Kastro Zizo, këtë javë rikthehet në Top 20 pas 26 javësh si pjesë e klasifikimit. Publiku e ka pritur mirë këtë këngë që nga momenti i publikimit të saj dhe sipas tyre kjo treshe ka kthyer në tregun muzikor shqiptar një muzikë që i kishte munguar për një kohë të gjatë.
Duket se vera dhe projektet ritmike bashkë me këngët komerçiale, po i vjen fundi dhe tashmë publiku po drejton vëmendjen drejt këngëve më artistike. Dhe pikërisht “Mono” e cila ka rezultuar dhe si kënga e momentit që në çastin e publikimit.
Një bashkëpunim ky që solli bëri tre artistë të mirë bashkë dhe që sollën kështu një këngë plot vlera. Dhe këngët e mira nuk lihen kurrsesi në harresë. “Mono” është shembulli më i mirë i kësaj. Kjo këngë vazhdon të premtojë suksese gjithnjë e në rritje. Momentalisht “Mono” renditet në vend të 20-të.