S4mm është një emër mjaft i njohur në muzikë, por që këtë javë vjen për herë të parë në Top Awards. Së fundmi ai ka publikuar projektin “Lonely” me të cilën hyn tashmë në “The Top List”.

S4mm, emri i vërtetë i të cilit është Samir Selimi, ka lindur më 2 mars 1994 në Tetovë. Në qershor 2016, ai publikoi këngën e tij debutuese “IKTH”. Kënga e tij e dytë ishte “Kokaina (remix)”. Më datë 14 Tetor 2016, S4MM publikon videoklipin “Kingshit”.

Më datë 2 Dhjetor 2016, S4MM publikon videoklipin “One By One”. Më datë 16 Shkurt 2017, S4MM publikon videoklipin “Trapgod”. Më datë 24 Prill 2017, ai lançon videoklipin “Uzi”. Më datë 14 Qershor 2017, S4MM publikon videoklipin “Ice”, në bashkëpunim me Illmill. Më datë 13 Shtator 2017, KeepMan publikon videoklipin “Eagle”, në bashkëpunim me S4MM.

Më datë 20 Shtator 2017, ai publikon videoklipin “Medelina”. Më datë 5 Dhjetor 2017, artisti publikon videoklipin “Selfmade”. Më datë 1 Shkurt 2018, Kidda & S4MM publikojnë videoklipin “Komedi”. Më datë 6 Shkurt 2018, S4MM & Buta publikojnë videoklipin “Cash In/Out”. Në qershor 2018, ai publikoi këngën “La Familia”, në bashkëpunim me Noizyn. Ai gjithashtu bashkëpunoi me Noizyn në po të njëjtin vit me “Po Thu”.

Ndër hitet e tij më të njohura në vitet që pasuan mund të përmendim “Mamacita”, “A e din”, “Crazy love”, “Habibi”, e shumë të tjera. Me këngën “Lonely” ai debuton në “The Top List”.