Min3 është një reper që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. I lindur në Kavajë por që prej vitesh jeton Itali, Min3 ka sjellë një frymë të re duke u cilësuar si specialiteti i menusë muzikore. 

Artisti rikthehet sërish në listë me hyrjen e tij më të re. “Reggaeton” mban titullin kënga e tij e fundit që e ka sjellë Min3 në klasifikim pas një periudhe të gjatë.

Min3 ka shumë vite që merret me muzikë dhe siç ka shprehur dhe më parë, ai nuk ka ndërmend kurrë të ndalet së marruri me muzikë. Artisti nuk merret vetëm me hip-hop, madje atij nuk i pëlqen aspak kur e quajt reper pasi preferon ta konsiderojnë si një këngëtar.

Më herët Min3 ka treguar se zhanret e muzikës që dëgjon më shumë janë hip hop-i, pop, R&B, reggeaton, etj. E teksa e kemi parë në rap dhe hip-hop në projektet e tij të mëparshme që janë futur në listën e Top Awards, duket se tashmë kishte ardhur koha e duhur për të sjellë “Reggeaton”.

Kjo këngë e tij është kthyer menjëherë në virale dhe është fiks për sezonin në të cilin ndodhemi. Projekti i ri e ka pozicionuar Min3 menjëherë në vend të 18-të.