Kjo nuk është hera e parë që Min3 gjendet në klasifikimin e Top Awards. Derimë tani këngëtari ka qënë i pranishëm në listë me disa projekte muzikore dhe së fundmi një tjetër e këngë e tij është bërë pjesë e klasifikimit dhe është pikërisht kënga “RHLM”.

Në intervistat e mëparëshme Min3 ka premtuar që do të jetë i vecantë, nuk do kopjojë dhe projekti i fundit tregon që artisti e ka mbajtur fjalën. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Min3 ka zbuluar më shumë për këngën e re, mesazhin që ajo përcjell si edhe për planet që ai ka në të ardhmen.

TA: “RHLM” mban titullin projekti juaj i ri, cili është kuptimi i tij?

Min3: “RHLM” do të thotë “real hasta la muerte” ose “I vërtetë deri në vdekje”.

TA: Për disa artistë karantina ka shërbyer për të prodhuar muzikë të bukur, a është ky rasti yt? “RHLM” është projektuar gjatë kohës së karantinës?

Min3: Eshtë e vërtetë, “RHLM” është projektuar gjatë karantinës dhe jo vetëm kaq, disa projekte të tjera janë përgatitur gjithashtu gjatë asaj periudhe.

TA: Tekstet e këngëve të tua zakonisht përmbajnë një mesazh, cili është i “RHLM”?

Min3: Mesazhi i këngës së fundit është: Pavarësisht faktit se si do të shkojnë gjërat sa i përket karrierës sime muzikore, në këngët e mia, do të jem gjithmonë i vërtetë ashtu edhe me të gjithë ata që më mbështesin.

TA: Cili është kuptimi i fillimit të klipit, duket shumë i vecantë?

Min3: Veshja e maskës nënkupton grabitje ( jo grabitje në kuptimin e keq të fjalës), për të më dërguar përballë një plasme magjike, ku unë të isha sa më real (sic është edhe titulli i këngës) përball vajzës që gjendet në klip.

TA: Gjithashtu kë keni dashur të thumboni me frazën: “Se këta të tjerët më mu janë zero, kurse për ta unë jam hero”?

Min3: “Se këta të tjerët për mua janë zero”. Kjo do të thotë se llojin e muzikës time nuk e gjen akoma në Shqiperi, pjesa më e madhe janë imitues, ajo cfarë unë nuk jam. Kam dashur dhe do sjell akoma projekte jo të dëgjueshme në territorin tonë, në fund të fundit edhe unë inspirohem por nuk kopjoj.

TA: Keni deklaruar që do lundroni në rryma të ndryshme muzikore por derimë tani keni prodhuar vetëm hip hop në mos gaboj, keni plane për ndonjë këngë që i përket ndonjë rryme tjetër?

Min3: Në fakt kam prodhuar edhe këngë të tjera që nuk i përkasin hip hip-it por që futen më shumë tek muzika “reggeaton”.

TA: Sa ka ndryshuar Min3 që nga debutimi i tij në muzikë, qoftë nga jeta profesionale dhe personale?

Min3: Nuk kam ndryshuar aspak, thjesht mundohem të punoj akoma më shumë për të arritur më shumë. Nuk jam i kënaqur me kaq, kërkoj më tepër, synoj më shumë! E dua artin, e dua muzikën dhe do mundohem të qëndroj sa më gjatë në treg!

TA: Dhe si gjithmonë, na zbuloni planet tuaja më të afërta…

Min3: Përsa i përket planeve në të ardhmen, momentalisht po shijoj publikimin e “RHLM” dhe do qëndroj pak në pauzë. Nuk e kam planifikuar ende datën apo projektin e radhës por që sigurisht do ketë një projekt të ri në vazhdim.