Nëse do bënim një rezume të gjërave të mira që na solli pandemia, e vetmja gjë është muzika e bukur. Për shumë artistë koha e karantinës ka qënë një periudhë krijimi, duke sjellë mjaft projekte të bukura.

Shumë artistë të muzikës alternative janë zgjuar nga “gjumi” dhe kanë vendosur që muzikën e tyre të mos e shijojnë vetëm për veten e tyre por edhe i gjithë publiku.

Nga ana tjetër muzika komerciale është ajo që mbizotëron industrinë e muzikës jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Madje disa artistë të këngëve autor kanë vendosur t’i përshtaten tregut, duke prodhuar muzikë komerciale, për të cilën duhet thënë se është mjaft e bukur, për të qënë sa më pranë publikut.

Klasifikimi i Top Awards ka momentalisht më shumë këngë autor se kurrë më parë. Pavarësisht kësaj, këngët komerciale janë ato që mbizotërojnë “The Top List” momentalisht.

Mes komercialeve dhe këngëve autor, çfarë zgjedhin shqiptarët?

Në sondazhin e postuar në rrjetet sociale, publiku është pyetur të përzgjedhë mes artistëve të muzikës komerciale dhe këngëve autor dhe sipas rezultatit janë këgnët komerciale ato që preferohen më shumë nga publiku. Ja disa nga rezultatet e sondazhit: