Prime i Big Brother VIP nisi në mënyrë të veçantë këtë të shtunë. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars mbrëmja u hap me një këngë prekëse dhe plot mesazhe për vajzat dhe gratë.
Protagoniste ishin të gjitha vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kjo këngë është një mesazh i fortë për të gjitha vajzat në vendin tonë dhe botë.
Performanca e Rozanës, e mbushur me ndjenjë dhe pasion, e shoqëruar nga vajzat që qëndronin pas saj, krijoi një atmosferë të veçantë dhe simbolike, duke theksuar ndjenjën e bashkimit dhe solidaritetit femëror. Teksti i këngës transmeton një mesazh të thellë dhe të ndjeshëm për realitetet me të cilat përballen vajzat dhe gratë në shoqëri.