Melinda Ademi rikthehet sërish në qendër të vëmendjes me projektin e saj më të ri muzikor. “Cardi B” mban titullin kënga e saj më e fundit që e sjell atë në klasifikimin e javës të “The Top List”.
Ky titull ngjalli menjëherë shumë kuriozitet mes fansave të artistes. Që nga momenti i paralajmërimit, titulli ka ngritur pikëpyetje nëse do të jetë kënga në stilin e Cardi B, apo thjesht një referencë simbolike ndaj reperes së famshme.
Nga shumë ndjekës dhe komentues në rrjet, Melinda u cilësua si Cardi B shqiptare.
Sidoqoftë, besohet që edhe kjo këngë të pëlqehet e pritet mirë nga publiku.