Kohët e fundit reperet shqiptare janë shtuar së shumti dhe një ndër to është Melinda. Me artisten, e cila prej vitesh jeton në SHBA, jemi njohur falë projektit “Palo”, i cili e bëri këngëtaren për herë të parë pjesë të “The Top List”.
Pas “Palo”, Melinda ka publikuar një tjetër projekt muzikor, i cili menjëherë ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar. Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg, projekti i ri me titull “Ami”, gjendet në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Sikurse është “hip-hopi” në vetëvete, edhe ky projekt i Melindës është thumbues dhe një “diss” por se për kë bëhet fjalë, kjo mbetet një enigmë pasi këngëtarja nuk ka bërë ndonjë deklaratë derimë tani.
Me një klip të xhiruar në New York, kjo këngë për këtë javë renditet në vendin e 94-t, falë sugjerimeve nga ana e fansave ndërsa kënga tjetër e Melindës, “Palo” pozicionohet në vendin e 61-të.