Melinda është një artiste që here pas here krijon zhurmë në mediat online dhe kështu ka bërë së fundmi.
Kohë më parë, reperja është komentuar në media për shkak të diss-ve që ka bërë ndaj Tayna-s, me të cilën duket se tashmë i ka qetësuar gjakërat
Mirëpo së fundmi ka qënë Melinda ajo që është sulmuar dhe shkak është bërë publikimi më i ri muzikor, i cili e riktheu reperen pas një pauze muzikore.
Gjira Kajtazi, një tjetër repera ka vendosur t’i dedikojë një status Melindës, duke e kritikuar për vjeshjen e saj ndërkohë që nëna e saj ka vetëm pak muaj që ka ndërruar jetë.
“Në mars i ka vdekur nëna me kancer dhe në maj publikon këngën duke u dredhur me tanga… Më fal por këto “femra”, nuk mundem t’i marr seriozisht. 0% moral, 0% ndërgjegje,0 % talent, 0% shije. Pusho në paqe”, shkruan Gjira.
Nga ana tjetër Melinda ka bërë një postim pak para publikimit të këngës, duke shkruar:
“Përshendetje fansa, kolegë dhe shokë e shoqe. Sot janë bërë 46 ditë nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi t’jua kthej secilit person, dua t’ju falenderoj me gjithë zemër të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe të ngrohtë që më keni dërguar. Ëndrrën e nënës time, që unë të vazhdoj me muzikën dhe ta bëj nënën time krenare. Do ta vazhdoj me plot vullnet dhe ju premtoj që do të kthehem më e fortë se kurrë”.
“Fansat e mi të dashur, ju do Melinda shumë, pa ju nuk do të kisha mundur të vija deri këtu, ju premtoj që nuk do t’ju dëshpëroj në asnjë mënyrë.Shihemi shumë shpejt”.
Pas gjithë kësaj zhurme të krijuar në rrjetet sociale, që sigurisht i dha më shumë vëmendje këngës së Melindës, dysha është sqaruar privatisht dhe Gjira është arsyetuar se tani që është nënë vetë është me e ndjeshme.
E gjendur mes kritikave dhe komplimentave, Melinda ka arritur të pozicionohet në vendin e 53-të këtë javë.