I ftuar ditën e sotme në një lidhje telefonike në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ishte Ibro Deli, i cili zë vendin e pestë në The Top List momentalisht më këngën e tij “Mu ka tek”. Pikërisht lidhur me këtë projekt muzikor ai u shpreh ditën e sotme, ku përshkroi tekstin, zhanrin dhe stilin e këngës.

Po lidhur me titullin çfarë tha artisti?

Projektet e mia janë spontane. Është spontane, diçka që lidhet me mua. “M’u ka tek me bë” këtë këngë.

Lidhur me rrymën ndërkohë, ai u shpreh si më poshtë.

Po më pëlqen shumë rryma techno, hip-hop. Më pëlqen t’i bashkoj këto zhanre. Kjo këngë është miksim i zhanreve tech, house dhe hip hop.

E teksa u shpreh lidhur me tekstin, Ibro Deli befasoi me deklaratën e tij.

Teksti i këngës lidhet me gjendjen time emocionale. Unë jam shumë i lidhur me beba dhe dua të bëj një beb.

Ndërkohë ai gjithashtu zbuloi se po punon për projekte të reja.

Nuk do ndalem të eksploroj, do eksploroj vazhdimisht, njeriu nuk duhet të ndalet së eksperimentuari. Jam duke e shijuar, duke u kënaqur me këtë miks zhanerash, mendoj që e kam gjetur vetem, edhe nëse dua të eksperimentoj më tej është në kuadër të këtyre zhanreve…