Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka ardhur pranë publikut me një EP, të titulluar “Petale”, i cili përmban 4 këngë shumë të bukura, ose siç ajo i ka cilësuar ndryshe si 4 këngë zemre. Së fundmi këngëtarja organizoi edhe një festë private për të promovuar albumin e saj të ri, i cili u organizua në ambientet e Ambasadës Italiane dhe të pranishëm në të ishin miq, kolegë dhe të afërm të artistes.
“Petale” ishte albumi kushtuar dy prindërve të saj, të cilët përveçse ishin të pranishëm në këtë sukses të jashtëzakonshëm të vajzës së tyre, ishin aty edhe për t’i uruar ditëlindjen së bijës. Albumi, falë zërit të saj magjik pritet të korrë shumë suksese.
Në ditën e eventit, 21 mars, Marsela Çibukaj kishte edhe 40-vjeorin e lindjes dhe nuk mungoi torta urimi dhe buqeta të shumë për të. Një festë private shumë e bukur, si sikurse emri i albumit, gjithë ambienti ishte dekoruar me lule dhe petale lulesh të bukura.
Deri më tani në YouTube është publikuar kënga “Ata Puthen”, një baladë shumë e bukur kushtuar dashurisë. Pikërisht kjo këngë ka marrë gjithë dashurinë e publikut, të cilët me votat e tyre e kanë futur atë në klasifikimin e javës në “The Top List”.