Një nga zërat më të fuqishëm dhe të vlerësuar të muzikës shqiptare, vjen tashmë me një projekt të ri. Po flasim për Marsela Çibukaj, e cila ka sjellë këngën “Tym duhani dhe raki”.
Artistja ka sjellë edhe këtë herë një baladë të sinqertë që prek ndjenjat më të thella të publikut. Kënga “Tym duhani dhe raki” përshkruan, përmes metaforës së pirjes së rakisë dhe tymit të duhanit, një ndjesi të thellë vetmie, mallëngjimi dhe reflektimi mbi një dashuri të humbur.
Klipi është xhiruar në Napoli, ku përmes kinemasë dhe simbolikave vizuale, ndjek gjurmët e një shpirti të trazuar nga kujtimet, mungesat dhe dashuritë e kaluara. Pamjet janë të ndërthurur me një atmosferë filmike nostalgjike që shkon përkrah linjës emocionale të këngës.
“Tym duhani dhe raki” nuk është thjesht një këngë, por një rrëfim i ndjerë që fton dëgjuesin të ndalet, të dëgjojë dhe të ndiejë. Kënga ka marrë zemrat e të gjithë publikut dhe ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të pestë.