Marsela Çibukaj ka realizuar një tjetër këngë nga albumi i saj i ri dhe titullohet “As ëngjëll as dreq”, që ka hyrë këtë javë në klsifikimin e “The Top List”. EP e saj e titulluar “Petale”, tanimë është i kompletuar me publikimet e të katërta këngëve që përmbante.
Albumi i ri i Marselës ka marrë menjëherë të gjithë ngrohtësinë e publikut. Mes miqve dhe të afërmve, këngëtarja e dashur shqiptare ka prezantuar albumin “Petalet” të mbushur me nota dashurie.
“Ata puthen”, “Fajet”, “Petale” dhe së fundmi “As ëngjëll as dreq”, janë katër këngët e Marselës që vijnë me frymë të re, të veçanta dhe plot ngjyrë. Të katërta këngët janë këngë dashurie dhe vijnë me dritëhije të ndryshme.
Siç pranon Marsela, “Petale” është kënga e saj e preferuar sepse e çon mbrapa në një periudhë pak më të vjetër. Ndërsa kënga “As ëngjëll as dreq” ka një përshkrim shumë të afërt me atë që është edhe karakteri i saj.
Brenda Marselës elegante të qetë e pjekur është edhe Marsela, pak më ngacmuese, më “dreq”, apo e “mërzitshme”, është shprehur ajo. Madje, “As ëngjëll as dreq” është kënga e preferuar e partnerit të saj, Vitmar Bashës.