Ai ka qënë në kryeartikut e mediave rozë përsa i përket jetës së tij personale, pasi vetëm pak kohë më parë ai është bërë babai i një djali por pavarësisht kësaj, Majk vazhdon të ketë vëmendjen kryesore edhe me projektet e tij muzikore.

Gjatë kësaj jave, këngëtari i dashur i publikut shqiptar ka marrrë vota maksimale, duke bërë kështu që ai të ngjitet sa më në majë të klasifikimit të “The Top List”, me të dyja këngët e tij.

“Kcen”, e cila prej 28 javësh ka mundur t’i rezistojë konkurrecës së projekteve të reja muzikore në tregun muzikor shqiptar, gjatë kësaj jave është ngjitur me 15 pozicione, duke u renditur në vendin e 9-të.

Një sukses të madh ka korrur edhe bashkëpunimi i Majk me Onat, “Le t’xhelozojnë”, i cili gjatë kësaj jave është ngjitur me 9 vende, duke u pozicionuar i 11-ti në listën zyrtare të “Top Awards”.