Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një garë të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi dy repera shumë të njohur kanë lansuar surprizën e tyre.

Bëhet fjalë për Gjiko dhe Majk. “Kce Kce” mban titullin projekti i tyre më i ri që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. Ky është dhe bashkëpunimi i parë mes dy reperëve.

Kënga e tyre e re pritet të shndërrohet në hit, për shkak të ritmit veror dhe videoklipit plot ngjyra. “Kce Kce” i ka renditur artistët në vend të 71-të të listës.