Edhe pas gjashtë vitesh nga publikimi i saj, “Malena” e Majk dhe Ghetto Geasy, vazhdon dhe preferohet e dëgjohet nga publiku. Që kënga do të ishte një hit e do suksesi do të zgjaste në kohë, për këtë nuk kemi pasur as më të voglin dyshim.
E ja ku jemi sot, në vitin 2025 dhe biem edhe njëherë në dashuri me “Malenën”. Me një “Malena” më të re dhe më romantike…
Thënë kjo, Majk dhe Ghetto Geasy e kanë risjellë hitin e tyre me një frymë të re. Versioni akustik i këngës së tyre i bashkohet klasifikimit të “The Top List” të kësaj jave.
Versioni akustik i “Malena” nga Majk dhe Ghetto Geasy sjell një dimension krejtësisht tjetër të kësaj kënge të dashur për publikun. Duke hequr beat-et e forta dhe duke i lënë hapësirë kitarës dhe tingujve natyralë, kënga merr një ngjyrim më emocional dhe të thellë.
Zërat e dy artistëve, tashmë më të qartë dhe të theksuar, nxjerrin në pah ndjeshmërinë dhe historinë e rrëfyer në tekst. “Malena” në këtë formë shndërrohet në një dedikim të pastër, ku romanca dhe sinqeriteti janë në qendër.