Duket se viti 2022 ka nisur mbarë nga ana artistike për dy nga artistët më të dashur të publikut dhe sigurisht ndër më të talentuarit. E kemi fjalën pikërisht për Lyrical Son dhe Mc Kresha.

Viti që lamë pas ka qenë goxha i suksesshëm për të dy ata dhe duket se frytet po i shijojnë edhe në 2022. Vetëm pak ditë më parë, në mbyllje të 2021, Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë publikuar projektet e tyre të reja.

Capital T dhe Mc Kresha bashkuan forcat për të sjellë “Heku qafe”. Kjo kënge është një ndër ato që do të përmbajë albumi i Kapos, “Heartbroken Kids”. Duket se dyshja na kanë rikujtuaj se çfarë do të thotë ‘rap’-i i mirë. “Heku qafe” ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të dytë të klasifikimit të “The Top List”.

Nga ana tjetër, nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë ardhur dhe me një projekt të përbashkët. Këtë herë ishte Lumi B që zgjodhi artistët për të sjellë bashkëpunimin e titulluar “Maje”. Një bashkim ky që nuk gaboi aspak dhe nuk ka zhgënjyet fansat të cilët presin gjithmonë më të mirën nga ata. “Maje” është renditur në vend të 11-të për këtë javë.