Para 1 muaji këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja.
Më datë 4 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm.
Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe Youtube. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë. E duket se Luizi nuk ka të ndalur pasi pak minuta më parë publikoi në platformën YouTube videoklipin e “Përjetësisht”.