“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. E teksa sonte është nata e parë e spektaklit, menjëherë është ndjerë magjia që të jep ky format.

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, ka performuar mbrëmjen e sotme ekskluzivisht për DWTS. Epo me siguri premiera e 9 Tetorit në Pallatin e Kongreseve ka krijuar pritshmëri të larta dhe aq më tepër tani publiku është magjepsur me emocionet live të kësaj kënge.

Gjatë ditës së djeshme, Luizi ka publikuar një foto të tij nga provat gjenerale të zhvilluara dhe emocionet që ndjente, ku ka zbuluar edhe se si do të duket skena gjatë performancës së tij në spektaklin e natës së parë të “DWTS”. Edhe pse na zbuloi pak, ajo çka fshihej më pas, me siguri na dhuroi akoma edhe më shumë emocione me këtë performancë live.