Luiz Ejlli nuk ka të ndalur! Artisti na ka dhuruar një tjetër baladë romantike këtë javë.

Këngëtari Luiz Ejlli ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili mban titullin “Unë dhe ti”. Kjo baladë emocionuese ka prekur shumë zemra me fjalët e saj të ndjera dhe melodinë e saj të bukur.

Kënga flet për një dashuri që nuk është më, duke sjellë një ndjesi melankolike dhe nostalgjie për ata që e dëgjojnë. Videoklipi, i realizuar në ngjyra bardh e zi, thekson emocionet e thella që përcjell këngetari, duke e bërë këtë projekt edhe më të veçantë.

“Unë dhe ti” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e javës të “The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut, duke u pozicionuar në vend të katërt. Por duket se gara në Top 5, mbetet mes Luizit vs Luizit, pasi artisti ka ruajtur sërish fronin me “Më fal” edhe për këtë javë, dhe kështu sundon Top 5 me dy projektet e tij.