Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën. Pas fitores në “Big Brother VIP Albania 2”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit, mesa duket është totalisht i prenotuar.

Luizi ka qenë mjaft i angazhuar këto kohë me projekte të reja, por dhe me koncerte të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sigurisht dhe fitimet janë të mëdha për të.

Këtë nuk e themi më kot, sepse duket se janë zbuluar disa shifra. Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve dha një intervistë ekskluzive për programin veror “Pushime On Top” në një nga club-et më të njohura e të frekuentuara të Sarandës.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me artistët shqiptarë, Xhani nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe disa sekrete prej tyre. Kur u pyet për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të fliste me shifra.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…“, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.