Edhe pse ka 8 muaj që ka dalë në treg, projekti muzikor i Lil Koli, “Me Grupin”, ka zënë kreun e klasifikimit të “The Top List”, duke mposhtur produksionet e reja muzikore.

Ndërkohë që ka 4 javë që është pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, falë votave të fansave, reperi dhe projekti i tij kanë mundur të ngjiten nga java në javë, derisa u pozicionua në krye.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Lil Koli ka zbuluar më shumë sa i përket këngës së tij dhe planeve që ka për të ardhmen.

TA: “Me grupin”, kujt i referoheni me këtë titull?

Lil Koli: Njerëzve që më rrethojnë dhe shokëve të mi #megrupin.

TA: Si ndiheni që kryesoni klasifikimin e 100 këngëve me të bukura shqiptare me “Me grupin”, pavarësisht se ka 8 muaj që ka dalë në treg?

Lil Koli: Ndihem i lumtur se pavarësisht se futja në klasifikim ishte pak e vonuar dhe e papritur, për mua dhe shumë veta, edhe më shokuese ka qënë renditja në vendin e parë. Big up Dj A-Boom #megrupin.

TA: Po planifikoni të publikoni ndonjë projekt të ri së shpejti?

Lil Koli: “Boss” is coming soon…

“Po thon kam hum krejt, sjam tu duk mo!
Mans trapping out here, Ca kujton se jam tu bo?
Kur t’em shofish am bossin! Mos em pyt ça kam vesh!
Po mshif mu e merr msim merre si voth n’vesh!”

TA: Numëroni shumë bashkëpunime dhe këngë “solo”, ju kë preferoni më shumë, bashkëpunimet apo këngët “solo”?

Lil Koli: Varet si bashkëpuniment si “solo-t” kanë atë bukurinë e vetë si për shembull: “3pm”, “30 vet”, “Big Booty”, “Flight Mode” etj, janë bashkëpunimet më të pëlqyera nga publiku ndër këto dy vite, gjithashtu “Cash Money” dhe “Me Grupin”, këngë “solo”, mund të them që kanë ecur mjaft mirë.

TA: Keni planifikuar ndonjë koncert për fansat tuaj së shpejti?

Lil Koli: Nuk kam planifikuar gjë për momentin sepse jam duke u marrë me disa projekte të reja që së shpejti do publikohen.

TA: Cili është mesazhi që ju dërgoni të gjithë fansave që ju kanë mbështetur dhe votuar?

Lil Koli: I falenderoj të gjithë sinqerisht për mbështetjen dhe dashurinë që më tregojnë.