“U harrum” titullohet publikimi më i ri i Ledri Vules, i cili ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë kreun e klasifikimit të “The Top List”.

Ndërkohë që kjo është java e parë që “U harrum” është pjesë e listës, ajo ka mundur të mposhtë projektet e mëparshme muzikore, duke qëndruar në krye të listës së “Top Awards”.

Artisti është pjesë e renditjes edhe me 3 projekte të tjera muzikore, të cilat këtë javë janë votuar mjaftueshëm nga publiku, duke u ngjitur sa më në majë të listës.

“Krejt shokt e mi”, bashkëpunimi i Ledrit me Lumi B, i cili ka 13 javë që qëndron në listë, për këtë javë është ngjitur me 2 pozicione, duke zënë vendin e 19-të. Ndërsa “Pablo” i Ledrit, Lumi B, Gjikos, dhe Skerdit gjatë kësaj jave është ngjitur me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 25-të. Një sukses të madh vazhdon të ketë “A jena mira”, e cila për 30 javë nuk ka mundur të mposhtet, ku falë votave të publikut, këtë javë pozicionohet në vendin e 27-të, duke u ngjitur me 2 pozicione.

3 vendet e para janë komplet ndryshe nga java e kaluar, ku përvec Ledrit, Stanaj ka zënë vendin e dytë me suksesin e tij “Romantic” ndërsa super sukses ka korrur kënga e Besës dhe Elinel, e cila u prezantua për herë të parë në “The Voice”. Që në javën e parë të klasifikimit, ajo ka zënë vendin e tretë.

“Sweet Cruelty” e Kachinari është votuar shumë nga fansat e artistit, duke bërë që ai të ngjitet me 40 pozicione këtë javë, duke zënë vendin e 10-të.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 7 të tilla i janë shtuar listës së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, ku disa prej tyre janë pozicionuar mjaft mirë.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 75:

  1. Ledri Vula – U harrum
  2. Stanaj – Romantic (NOTD Remix)
  3. Besa ft. Elinel – Mos m’le me ra
  4. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  5. Samanta ft. 2ton – Bashk’
  6. Andrra – Paline
  7. Alban Skenderaj, Besa, Rona Nishliu, Xuxi – Kthehu (BB Poqi Cover)
  8. Blunt & Real – Pare si Thaci, Pare si Rama
  9. Besa – Kokeforte
  10. Kachinari – Sweet Cruelty
  11. Capital T – Uno
  12. Blunt & Real – Suzi
  13. Butrint Imeri – Vec per mu
  14. Shpat Deda – Ninulle
  15. Butrin Imeri – Monalisa
  16. NRG Band – Balkanbooty
  17. Baby G – Enough
  18. Gent Fatali ft. Lazy – Balerina
  19. Ledri Vula ft. Lumi B – Krejt Shoket e mi
  20. Inaktiv – Entertain us
  21. Andrra – Kalle Llamen
  22. Ronela Hajati – Mos Ik
  23. Renis Gjoka – Sot
  24. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
  25. Ledri Vula, Lumi B, Gjiko, Skerdi – Pablo (Lock Doh Remix)
  26. Kida – Anderr
  27. Ledri Vula – A jena mire
  28. Alban Skenderaj – Dikur
  29. Gjiko – Yjet Nalt
  30. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
  31. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  32. Majk – Kcen
  33. Elgit Doda – Asaj
  34. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  35. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
  36. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
  37. Skivi – Llafi
  38. Dafina – Four Season
  39. Argjentina Ramosaj – Pse
  40. Estto – Per cdo nate
  41. Sergio HD ft. LuiDaVillian – My Drug
  42. Ylli LImani – Ke pi sonte shume
  43. Kanita – Don’t let me go (Gon Haziri Remix) (reentry)
  44. Fifi ft. Eri Dee- Dope
  45. Aldo Simoni – Qeshu Lule
  46. Lind Islami – Blla Blla
  47. Kris – Rratha
  48. Enxhi Nasufi – JOJO
  49. Blla Blla Blla.. – Kaloi
  50. Rino – Lamtumire