Më një këngë dhe klip që zgjat më shumë se tre minuta, Ledri Vula ka përcjellë një mesazh të fortë në 10-vjetorin e Pavarasisë së Kosovës. “I vogel” titullohet projekti më i ri i Ledrit, nëpërmjet të cilit ka sjellë një “film” për Kosovën.
Në këtë këngë Ledri tregon vështirësitë e tij dhe të fëmijëve në kohën e luftës dhe pavarësisht se dëgjonte lajmet dhe nuk kuptonte, çdo kujtim ka mbetur në mendjen e tij.
Në tekstin e kësaj këngë, Ledri tregon gjithashtu se njerëzit kanë patur pak por janë dashur më shumë, janë dashur me zemër dhe jo si sot me fjalë.
Por në këtë këngë për Kosovën, nuk mund të mos përmendej edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ka qënë tepër i dashur për popullin kosovar.
Ndërkohë që i ka uruar 10 -vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Ledri përçon një mesazh, duke thënë: “Rritesh me ngjarje dhe jo me ditëlindje”.
Ky projekt muzikor i Ledrit, i publikuar një ditë para Ditës e Pavarësisë së Kosovës, është shndërruar shumë shpejt në “himnin” e kësaj feste.
Që në javën e parë të publikimit, kënga ka marrë vota maksimale, duke zënë menjëherë vendin e 5-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për listën, e cila përbëhet nga 100 këngë.