Reperi i njohur Ledri Vula ka folur hapur në një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, ku përveç projekteve të tij të reja muzikore, ka komentuar edhe për lajmet dhe aludimet që qarkullojnë për jetën e tij private.
Gjatë intervistës, e cila u zhvillua në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano, Ledri u pyet drejtpërdrejt për spekulimet që e lidhin emrin e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj — një temë që shpesh është përfolur në rrjetet sociale.
Nuk është kështu… duhet të ketë kimi, ndjenja të vërteta. Nuk mund të hyj në një lidhje vetëm për vëmendje apo për show. Pa dashuri, nuk ka kuptim. Nuk jemi kukulla
-tha Ledri duke hedhur poshtë zërat që e lidhin me Xhensilën.