Dy ndër artistët më të mëdhenj të industrisë muzikore shqiptare kanë ardhur me një duet. Bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Alban Skenderaj.
Duket se ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të sjellë vetëm hite. “Nata shumë e gjatë” mban titullin projekti i tyre, që ka hyrë këtë javë në “The Top List”.
Dyshja vijnë me interpretim të mrekullueshëm, edhe pse i përkasin zhanreve të ndryshme. Ky bashkëpunim mori reagime të shumta pozitive që në çastet e para të publikimit.
Dyshja është e njohur për bashkëpunimet që kanë rezultuar të bëhen hite dhe e tillë premton të jetë dhe “Nata shumë e gjatë”. Projekti i tyre pozicionohet në vend të 20-të aktualisht.