Industria e muzikës është gjithmonë e mbushur me artistë të rinj, e njëri prej tyre është edhe Lir Tahiri. Debutimin e tij në muzikë, ai e bën në vitin 2019 me bashkëpunimin me Dj Gimi-O në “Ni Nat”. Po atë vit, ai sjell po ashtu dhe “Adrenalina”.
Në vitin 2020 Liri vjen me disa projekte solo si “Premtimet”, “QA” dhe “Kalle”. Në vitin 2021 ai sjell “Pare”. Një vit më vonë artisti vjen me plot këngë të reja, duke numëruar kështu “Def”, “Ma Ka Lon”, “Hopa” dhe “Kanihere”.
Viti 2023 ka qenë mjaft produktiv për Liri Tahirin, i cili sjell për publikun “Qa Thu”, “M’plase”, “Maybach” dhe “Buena”. 2024 nis po ashtu me fat për të, pasi në muajin shkurt publikon projektin “Zemër” dhe në qershor bashkon forcat me Ermal Fejzullahun dhe së bashku publikojnë “Loqka”, që e sjell atë për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.