Ndodh shpesh që këngëtaret të komentohen për veshjet e tyre nëpër videoklipe muzikore por duket se as meshkujt nuk mbeten pas.
E shumëkomentuar ka qënë veshja e dy artistëve, Alban Skenderaj dhe Mateus Frroku, në projeket e tyre më të fundit muzikore. Dy artistët kanë përzgjedhur një veshje të ngjashme në klipet përkatëse. Bëhet falë për “Pa kembe ne toke” të Mateus Frrokut dhe “Faleminderit” e Alban Skenderaj.
Të dy artistët kanë veshur pallto dhe këpucë me të njëjtën ngjyrë dhe bëhet fjalë për ngjyrën kafe. Po cili nga këta është kombinuar më mirë?
Në një sondazh të kryer në profilin zyrtar të Instagramit, se cili nga këta artistë është kombinuar më mirë dhe fitues ka rezultuar Alban Skenderaj me 80% të votave, ndërsa vetëm 20% ka votuar Matues.
Albani ka zgjedhur ta kombinojë pallton me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë dhe kujtojmë që për imazhin e tij gjithmonë kujdeset, Miranda Dupi. Ndërsa Matesu e ka kombinuar me xhinsa dhe bluzë të bardhë.