Një bashkëpunim i ri vjen si hyrje e re këtë javë në ”The Top List” midis Lorenc Hasramës dhe Klajvert. Kënga e tyre u publikua më 30 qershor dhe mori menjëherë komente pozitive dhe mbështetje nga të gjithë dëgjuesit. Lorenci ka realizuar tekstin, ndërsa muzika nga Irkenc Hyka.
Edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka ndaluar Klajvert Shkrepin të ketë një karrierë të suksesshme në tregun muzikor. Projekti i tij i parë vjen në vitin 2017, i cili mbante titullin ”Hush”. Në po të njëjtin vit ai sjell ”Edhe pak”. Të dyja këto projekte u prodhuan nga Unix. Në vitin 2018, Klajvert publikon videoklipin ”Me zemër”, sërish nga Unix.
Në po atë vit ai vjen me bashkëpunimin e tij të parë, pikërisht me Don Phenom, ”Marak”, këtë herë nën labelin e Panda Music. Bashkëpunimi i tij me Lorenc Hasraman, ”Luj Luj”, në vitin 2023, e solli Klajvert në listën e Top Awards.