Benny Bee është një nga hyrjet më të reja në Top Awards. Ai ka ardhur së fundmi me projektin e tij muzikor titulluar “Pa Mu”, të cilin ai e sjell edhe si shkrirje të këngës “Pashë dy sytë në ballë”.
“Pa mu” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe kjo këngë bëri që Benny Bee të mirëpritet në Top Awards. Le të njihemi pak më shumë me këtë artist.
Benjamin Ajrulahi apo siç njihet me emrin e tij të artit si Benny Bee, u lind në Shkup të Maqedonisë së Veriut më 13 mars 1991. Që në moshën 7 vjeçare filloi të luante në violonçel, të cilën më pas e studioi deri në vitin 2009. Benny Bee ka studiuar si inxhinier i zërit deri në vitin 2017. Ai ka punuar me disa Labels të njohur, si On Records nga viti 2013 deri në 2018 si producent dhe autor këngësh. Benny Bee ka punuar me shumë artistë të mëdhenj si: Mozzik, Kida, Fero, Zzapnchriss, Ledri Vula, Adrian Gaxha, Florian Beqiri, Ronela Hajati, Milot, Greta Koçi, Teuta Selimi, Robb Daddy, Marco Tolo, Toniia etj., që këngët e tyre u bënë ndërkombëtare.
Po ashtu ai punoi si producent dhe inxhinier i zërit në Brick Records dhe Jukebox Group, si dhe bashkëpunoi me një producent të Sony And Bmg Music Berlin, Marco Tolo, të cilët prodhuan këngën e tyre “NAMATE” që u bë një hit i madh në Ballkan. Aktualisht punon në një studio muzikore të quajtur Nautilus Entertainment, si këngëtar, producent, kantautor dhe inxhinier tingulli. Së bashku me një producent të talentuar dhe të famshëm shqiptar të quajtur Lennox kanë nxjerrë shumë këngë dhe remixe kopertinash që po pëlqehen dhe dëgjohen nga audienca ballkanike.