Javët e fundit Samanta ka ardhur jo me një, por dy projekte të reja në bashkëpunim. Vetëm pak pasi solli “Valla” me Muma, artistja ka bashkuar forcat me një këngëtare të tuaj.
Samanta ka bashkuar forcat me këngëtaren rumune, Otilia, për të sjellë këngën “Dime”. Teksti ka një ndërthurje të gjuhëve shqipe, spanjolle dhe angleze. Ritmi i kësaj kënge na kujton se shumë shpejt po vjen vera dhe me siguri do të pushtojë lokalet me këtë melodi. Por le të njihemi pak më shumë me Otilian.
Otilia ka lindur më 13 qershor 1992 në Suceava, Rumani. Që kur ishte e vogël, talenti i saj për muzikë ishte i dukshëm. Personi i parë që e vuri re ishte mësuesja e muzikës nga Kolegji Kombëtar “Stefan cel Mare” në Suceava. Ajo ishte 17 vjeç kur filloi të punonte në kanalin televiziv Antena 1 të Suceava. Zakonisht këndonte këngë popullore.
Emri i saj i parë artistik ishte Bijue por pas disa këngëve të publikuara, një këngëtare tjetër i vodhi emrin.
Në verën e vitit 2013 ajo ndryshoi emrin e saj në Otilia dhe deri në nëntor kishte publikuar tre këngë: “French Kiss”, “Russian Dream” dhe “On Fire”. Otilia lançoi në nëntor 2013 një video të re për këngën “On Fire”, për të cilin ajo filmoi për tre ditë në lokacione të ndryshme në Bukuresht. Ajo tashmë ka bërë shumë koncerte por dëshiron të publikojë shumë shpejt albumin e saj të parë. Otilia ka qenë shpesh e ftuar në emisione të ndryshme në mbarë botën dhe kudo që shkon bën që njerëzit të çmenden me pamjen dhe zërin e saj.
Të gjitha këngët e saj të publikuara patën një sukses të madh nga të gjithë dëgjuesit jo vetëm në vendin e tyre por edhe jashtë saj. Kënga e saj e parë “All the stars” pati shumë sukses. Bashkëpunimi i Otilia me Samanta Karavellën “Dime” e sjell atë në mesin e artistëve të Top Awards.