Një melodi për shpirtin është komentuar prurja më e re e Arbër Skënderaj, e titulluar “Mos Guxo”.

Ky është projekti i tretë i Arbërit që prej debutimit të tij me këngën “Brilla”, një këngë dedikuar nënës së tij, e cila fatkeqsisht ka ndërruar jetë. Pavarësisht se në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, vitin e kaluar, Arbëri u shpreh që do më duhet një motiv shumë i fortë për të vijuar me muzikën dhe duket se këngëtari e ka gjetuar motivin dhe ka ardhur shumë romantik dhe i ëmbël në prurjen e tij më të fundit muzikore.

Edhe pse dallohet për stilin e tij të vecantë, për këtë projekt muzikor Arbëri është komentuar për një ngjashmëri tepër të madhe me vëllain e tij Alban Skënderaj.

M’u duk si ti, cfarë zëri…, shkruan një komentuese në rrjetet sociale.

Arbëri ka marrë mjaft komente pozitive sa i përket këtij projekti muzikor, për tekstin dhe muzikën e së cilës është kujdesur vetë ai.

Si ka mundësi që me një zë kaq të mrekullueshëm, ke ndenjur kaq kohë pa kënduar”, shkruan një tjetër fanse e Arbërit. Pavarësisht se vendosi shumë vonë të bënte debutimin e tij në muzikë, brenda një periudhe të shkrutër, Arbëri ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar me stilin dhe zërin e tij të vecantë.

Por kemi një tjetër problem dhe fansat po bëjnë të pamundurën që t’i gjejnë zgjidhje dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim mes dy vëllezërve. A do e kemi një të tillë?

Në intervistën e tij të dhënë për “Wake Up”, vitin e kaluar, Arbëri u shpreh se kjo gjë është diskutuar mes dy vëllezërve dhe në fakt ka qënë vetë ai që nuk ka pranuar derimë tani por gjasat janë që shumë shpejt mund të kemi një projekt të përbashkët muzikor nga dy artistë të talentuar.