Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Hygi, artistja më e re në tregun muzikor e cila është edhe pjesë e “The Top List”. Si fillim, kënga “Fell” e publikuar vetëm pak ditë më parë nga kush është shkruar?
Teksti është shkruar nga artisti nga Kosova i quajtur Buci. Ideja e këngës ishte pak e imja sepse të dyja këngët që kam publikuar kohët e fundit janë personale, bazuar në histori të vërteta të miat. Kur vendos historitë e tua e përjeton më mirë këngën. Kënga “Love and Money” dhe vazhdimi me “Fell” flasin për historinë e një vajze që ka pasur një lidhje të bukur por partneri i saj pëlqente jetën e shthurur. Kënga e parë tregon që djali donte gjërat që vajza nuk i preferonte dhe qetësia e saj zgjati vetëm tre vite. Pas 3 vitesh mbeten vetëm kujtimet e bukura. Jam shumë e qetë tani por historitë që kanë kaluar më frymëzojnë për tekste të bukura.
Kush e zbuloi talentin e Hygit?
Që në fëmijëri krijon një vizion për veten. Unë e kam nisur dëshirën për muzikë që e vogël, i kërkoja motrës performanca. Kisha dëshirë të më thërrisnin dhe të këndoja. Këtë e vuri re edhe mësuesi im i fillores, besonte shumë, më thonte ‘ti do ia dalësh’, nga eset që shkruaja ai kuptoi pasionin tim për muzikën. Çdo ditë para klasës këndoja këngët e Soni Malaj. (qesh) Duhet të isha më e guximshme, të merrja hapa më të mëdha dhe tani do isha diku tjetër por kurrë nuk është vonë. Një shok i imi kur i fola për muzikën më tha ‘ti do lesh shkollën për muzikën’ dhe sapo m’u dha mundësia të këndoja në një lokal të thjesht e kam provuar edhe pse me pak frikë dhe emocion. Ndjehem shumë mirë kur këndoj live.
Ëndrra më e madhe e Hygit?
Të jem këngëtare Alfa, të kem një menaxhim shumë të mirë sepse është shumë e rëndësishme.
Projektet e reja muzikore të artistes cilat janë?
Jam shumë te reggaeton oriental por edhe të eksperimentoj nuk e kam problem. Më pëlqen muzika në çdo dimension të saj.