Kanë kaluar 13 javë që kur bashkëpunimi i Getinjo dhe Kidës u bë pjesë e “The Top List”. “Ku je” është publikuar në muajin korrik dhe ndërkohë që ka shoqëruar ditët e nxehta të verës, duket se ky projekt muzikor ende dëgjohet në ditët e ftohta të nëntorit.

Këtë javë, ky projekt muzikor është ngjitur me 11 pozicione, duke u bërë pjesë e 5 këngëve më të nxehta të Top Listës. Duket se dyshja ka rrëmbyer zemrat e publikut, i cili nuk ndalet së votuar këtë bashkëpunim në topawards.top-channel.tv.

Kida vazhdon të jetë gjithashtu pjesë e renditjes së 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare me bashkëpunim e saj më të ri me Xhensilën, “Uh Baby” , i cili mban kreun e klasifikimit.

Ndërkohë Getinjo ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor “Njeri”, i cili pritet të publikohet ditën e mërkurë. Nëse kjo këngë do të jetë pjesë e listës, mbetet për t’u parë javët në vazhdim.