Për të tretën javë rresht “Kryt Nalt” mban kreun e 50 këngeve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. 2po2 dhe Unikkatil bashkuan fuqitë duke sjellë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme në treg, e cila transmeton gjithashtu një mesazh të fuqishëm.

Kjo javë ka sjellë ndryshime të shumta sa i përket renditjes së këngëve. Edhe pse 3 vendet e para mbeten ato të javës së kaluar, pjesa tjetër e projekteve muzikore ka ulje dhe ngritje të theksuara. Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është kënga e Kanitës, “Don’t let me go”, e cila është ngjitur me 14 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t. Ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është kënga e Sant & Marly, “Ne Yo”, me 24 pozicione, duke u renditur në vendin e 45-të.

Gjatë kësaj jave në “The Top List” janë futur 8 projekte të reja muzikore duke lënë jashtë disa prej këngëve që prej një kohe të gjatë qëndronin në klasifikimin e “The Top List”, Top Awards.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 54-t e “The Top List”, Top Awards:

  1. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
  2. Majk – Fund
  3. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  4. Kanita – Don’t let me go
  5. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  6. Janex ft. Dabo – Wannabe
  7. Stanaj – Ain’t Love Strange
  8. Besa ft. Flori – 123
  9. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  10. Ledri Vula – A jena mire
  11. Getinjo ft Nikka – Njeri
  12. Gjiko – Je shku
  13. Majk – Kcen
  14. Gheto Geasy ft. Majk – Ajo
  15. Xuxi – Seven Days
  16. Dhurata Dora – Vec ty
  17. Vinz – My shqipez
  18. Butrint Imeri – E jona
  19. Paradox – Back to her
  20. Vlashent Sata – Erdhi dita
  21. Era Istrefi – Bonbon
  22. Getinjo ft. Kida – Ku je
  23. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  24. Bojken Lako – Sekret
  25. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
  26. Elvana Gjata – Njesoj
  27. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  28. Gillespie – Aq me ben
  29. 2po2 ft. Capital T – Kujt po i kallxon
  30. Ledri Vula – Kings
  31. Tuna – Bermuda
  32. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  33. Xhensila – High Love
  34. Alban Skenderaj – Engjell
  35. Vinz ft. Stealth – Nobody
  36. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  37. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  38. Samanta – Si Ai
  39. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
  40. Alban Skenderaj – Duart Lart
  41. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem dashuri
  42. Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une
  43. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
  44. Ylli Limani – Pritem se po vi
  45. Sant & Marly – Ne Yo
  46. Dafina ft. Rinor – Bottles up
  47. Evi Reci – In my room
  48. Nrg Band- Mos ma le fajin
  49. Albulena Jashari – Bashke
  50. Bruno – Ajo (Reentry)