Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Threads një lajm emocionues. Këtë të shtunë ajo do të mbajë koncertin e saj të fundit përpara se të bëhet nënë për herë të parë. “Këtë të shtunë e kam koncertin e fundit për një kohë. Kam pak emocione, sepse nuk e di saktë kur kthehna prapë me performuar live, ama projektet s’kanë me u ndal!”, shkruan ajo në postimin e saj.
“Një surprizë shumë të bukur për këtë verë (për tjerat s’po flas, ia lë kohës)”-shkroi këngëtarja. Në fund të mesazhit, këngëtarja falënderon publikun dhe shpreh dashurinë e saj për ta: “Mezi po pres me u kënaq bashkë me ju edhe një herë live, deri herën tjetër. Ju dua shumë”. Rikujtojmë se Dafina dhe partneri i saj, Kreshniku, janë në pritje të një djali.
Dafina së fundmi ka folur për një temë në ‘Threads’ që prek shumë gra, sidomos gjatë shtatzënisë. Në mesazhin që ndau në InstaStory, këngëtarja ka folur haptazi për zhgënjimin që ndjen ndaj disa burrave që në internet që gjykojnë trupin dhe emocionet e grave shtatzëna.
