Duket se ngjarjet e fundit politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, kanë bërë që projekti i Blunt & Real, “Pare si Thaci, Pare si Rama”, të korrë një sukses të madh gjatë kësaj jave.
Dyshja e suksesshme e skenës shqiptare, e cila pritet të performojë në finalen e madhe të “The Voice of Albania”, ka 5 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” më këngën e tyre, të cilën ja dedikojnë politikës, saktësisht presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Falë votave të publikut dhe kryesisht atyre që po ndjekin me kujdes ngjarjet e fundit politike, “Pare si Thaci, Pare si Rama” është ngjitur me 32 pozicione, duke u renditur në vendin e 14-të, ndryshe nga java e kaluar, ku qëndronte në vendin e 46-të.
Ndërkohë që janë duke shijuar këtë sukses muzikor, Blunt dhe Real kanë vetëm pak ditë që kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “My Lova”. Duket se në këtë prurje të re, dyshja e talentuar ka hequr dorë nga politika, duke i dedikuar fjalë të bukura dashurisë.