Edhe pse i ri në moshë, kjo nuk e ka ndaluar Klajvert Shkrepin të ketë një karrierë të suksesshme në tregun muzikor. Me disa këngë që arritën ta bënin të dashur tek publiku, ajo që i dha më shumë shtysë artistit, ishte bashkëpunimi me Lorenc Hasramën.
Vetëm pak muaj më parë, Lorenci dhe Klajvert sollën “Luj Luj”, një projekt që u pëlqye mjaft nga audienca. Kjo këngë bëri që Klajvert të hynte për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”.
Megjithatë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm si ky, ai ka vendosur që këtë herë të vijë solo. Klajvert ka publikuar së fundmi projektin e tij të radhës titulluar “Dashuri”.
Kjo këngë ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen tonë. Me tone romantike dhe një videoklip të thjeshtë, artisti ka arritur të depërtojë thellë tek publiku.
“Dashuri” e ka renditur Klajvert në vendin e 100-të të listës për këtë javë. Le të shohim se si do të jetë ecuria e tij në vazhdim.