Kësaj vere sigurisht që nuk mund t’i mungonte zëri i dy këngëtarëve të njohur, Bruno dhe Klajdi.

Dyshja e talentuar ka bashkuar fuqitë duke sjellë një projekt muzikor, i cili sipas fansave do të jetë hiti i kësaj vere.

“Mbase” titullohet ky projekt muzikor, i cili ka ardhur mjaft ritmik, pavarësisht se flet për një çift të cilët nuk ka qënë e shkruar të jenë bashkë.

Ajo që e ka bërë akoma më të ëmbël këtë projekt muzikor është prania e moderatores së njohur të ekranit të “Top Channel”, Anjeza Maja, e cila shfaqet si modele.

Falë mbështetjes së madhe të publikut, kjo këngë është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List” por ajo çfarë bie në sy është që “Mbase” është renditur në vendin e 16-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listë.

Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Flori Mumajesi dhe Bruno ndërsa teksti mban vulën po të Florit.